“Kam pritur 33 vite për të”/ Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit

Jeta private e aktorit të njohur Bes Kallaku ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë muajt e fundit, veçanërisht pas zbulimit të romancës së tij të re me Ejonën.

Ndonëse çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg vëmendjes mediatike, motra e aktorit, moderatorja Ana Kallaku, ka vendosur të shuajë disi kureshtjen e madhe të publikut.

Përmes një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, Ana ka ndarë detaje të ëmbla rreth marrëdhënies që ka krijuar me kunatën e saj të re, si dhe ka publikuar një foto ku shfaqen të përqafuara, ndonëse duke ia fshehur portretin.

Ndjekësit e kanë pyetur Anën drejtpërdrejt se si e ka marrëdhënien me nusen e Besit, dhe përgjigjja e saj tregoi një afrimitet të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të plotë për zgjedhjen e të vëllait.

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën   Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të  ,” – ka shkruar Ana, duke mos i kursyer fjalët më të ngrohta dhe vlerësimet maksimale për partneren e re të Besit.

Një tjetër kuriozitet i madh i fansave ishte se kur do të mund ta shohin dyshen publikisht, duke theksuar se Besi “meriton çdo mirësi në botë”. Për këtë, Ana ka sqaruar se mungesa e fotove të plota apo daljeve publike nuk vjen nga ndonjë fshehtësi e sforcuar, por është një vendim personal i vetë Ejonës.

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar  ,” – ka përfunduar moderatorja.

Lexo edhe:  “E more sepse ishte trekëmbësh”, Enca i kundërpërgjigjet publikisht mesazhit ofendues për të dashurin e saj të ri