“Kam me ia q* gruan, e sheh kush jam unë”/ I riu në Vushtrri kërcënon zyrtarët policorë

Zyrtarët policorë shpesh herë janë cak i sharjeve e ofendimeve nga qytetarët, të cilët ka raste kur eskalojnë edhe në kërcënime e sulme fizike. Në këtë mënyrë ata përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare e shpesh u rrezikohet edhe jeta.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Vushtrri, ku dy të rinj dyshohen se kanë hasur në telashe me Policinë.

Sinjali mëson se Policia ka ndalur dy të rinjtë që po udhëtonin me motoçikletë për t’u shqiptuar një kundërvajtje në trafik, me ç’rast pasagjeri i është drejtuar policit duke i thënë se do ta shohin ata dhe është nisur në drejtim të tij që ta sulmojë.

Zyrtari tjetër policor ka tentuar ta arrestojë 20-vjeçarin, mirëpo i njëjti ka bërë rezistencë, me ç’rast është dashur që të përdoret spreji OC për ta vënë në kontroll.

Edhe pas dërgimit në spital, i dyshuari ka vazhduar ta ofendojë policin duke i thënë se do t’ia q* gruan dhe do e shohin se kush është ai.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 20-vjeçarit është inicuar rasti ‘Kanosje’, ndërsa ndaj shoferit të motoçikletës është iniciuar rast kundërvajtje ‘Mospërfillje e urdhrave të ligjshëm’.

Lexo edhe:  Po lëronte arën, i shkon tjetri dhe e pengon: Arrestohet i dyshuari në Prizren