“Ka gjuajt në asfalt” – Kërveshi i ofron mbrojtje ligjore pjesëtarit të FSK-së: Ky fakt e mbyll debatin

Avokati i njohur kosovar, Kujtim Kërveshi, ka reaguar pasi nëna e 11-vjeçarit të plagosur dje në Shtërpcë deklaroi se i dyshuari ka shtënë në drejtim të asfaltit, e më pas plumbi ka goditur djalin e saj.

Në një postim në Facebook, Kërveshi thotë se kjo deklaratë e mbyllë debatin, dhe se në rast s’kishte asnjë motiv etnik.

Kërveshi madje i ofroi mbrojtje ligjore personit të arrestuar, që është pjesëtar i FSK-së.

“E merr vllackoja ne mbrojte ligjore vec le te lajmerohet familja nese ai nuk e ka ate mundesi! Keta ne Shterpce pas kesaj kane me tentu me i manipulu provat. Ky rast penal mori fund”, shkroi Kërveshi në koment.

Kujtojmë se në një deklaratë të dhënë për Telegrafin serb, nënë e 11-vjeçarit të plagosur ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi ka goditur fëmiun e saj.

Lexo edhe:  Çmimet në bregdet më lirë se në Mitrovicë: Qytetari thotë se kafen turke e pagoi më pak 0,70 cent dhe ujin më lirë se 60 cent