Juniku sot në zi, historia rrënqethëse e djalit të hastretit që dje e zuri traktori!
Betim Gacaferi ka humbur jetën tragjikisht dje në mal deri sa po bënte drutë e dimrit. Profesori Nezir Kraki është familjar i 30 vjeçarit nga Juniku duke ndarë një histori të dhimbshme të djalit të vetëm të familjes.
Në shkrimin prekës të Krakit bëhet e ditur se Betimi kishte humbur babain në moshë të hershme, ndërsa i ndjeri ishte edhe baba i dy fëmijëve.
“Betim Gacaferi, 30 vjeç, djali i vetem i tezes Lume na la sot e perjetesisht me pikellim. Pikellim qe nuk pershkruhet. Betimi e la sot tezen Lume dhe nusen me dy femije te vegjel.
Nuk ka fjale as ngushellim per humbje te tilla tragjike. Tezja Lume e ka rrite Betimin dhe motren e tij e vetme sepse burri i saj Sokoli ka vdek edhe ai tragjikisht ne avionin qe u rrezua ne Shkup ne vitin 1992. Sokoli ishte 30 vjec kur iku dhe la nusen me dy femije, djale e qike.
Betimi shkoi sot 30 vjeç dhe la nusen me dy femije.
Çfarë padrejtesie!
Djal model, i urte e puntor, krenaria e tezes. Kete vere pime kafe bashke n’Junik. Tregoi qe ishte zhgenjy shume sepse pushteti i ri n’Junik e kishe largu nga puna si profesor. E permendi edhe ikjen nga Kosova si opsion…
Nuk guxoj me imagjinu dhembjen qe e ka kaplu familjen e tij, axhallaret e shkelqyshem qe i ka, dajte tane e familjen e madhe Gacaferi.
Zoti ju dhashte force edhe pse sonte ne Zot s’besoj” shkruan Kraki në Facebook.