Vëllau i Liridona Ademajt me reagim publik: Shpreson që institucionet të lejojnë rivarrimin e viktimës në fshatin e saj

Para disa dite u vra ne periferi te Prishtines Liridona Ademaj ne rrethana tepër të dyshimta.

Më pastaj doli se ajo u vra nga burri i sajë në mënyrë të inskenuar, dhe të njëjtit janë arrestuar dhe kanë pranuar faktin se janë të përfshirë në këtë vrasje.

Për të gjitha ngjarjet e deritanishme, ka reaguar në rrjetin social Facebook, vëllau i viktimës, Leonardi.

Ai në emër të familjes së tij ka falënderuar të gjithë ëpr ngushëllimet.

Ademaj kërkoi drejtësi dhe denim për vrasësit e motrës së tij.

Tutje ai pati edhe një lutje se do ta lënë institucionet që viktimën ta rivarrosin në fshatin e tyre.

Postimi i plotë i tij:

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Lexo edhe:  Një vajzë shkoi për t’u ankuar në derë të Qeverisë, Policia i gjeti drogë