Joshua fantastik, ia “shkund dritat” kundërshtarit në raundin e shtatë
Anthony Joshua ka arritur të shënojë fitore në meçin e sontëm në O2 Arena të Londrës.
Boksieri britanik e mundi me nokaut në raundin e shtatë finlandezin, Robert Helenius.
Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë.
Gjyqtari menjëherë vendosi ta ndërprente aty takimin dhe ia dha fitoren Joshuas.
Kësisoj, Anthony Joshua po vazhdon rrugën e tij drejt sigurimit të luftës për titull kampioni.