Jep dorëheqje kryetari i skandalit seksual

Para pak çastesh u bë virale në rrjetet sociale një video e kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, i cili kapet duke kryer marrdhënie seksuale me një vajzë në zyren e tij.

Pas kësaj, kryetari Gjici përmes një postimi në Facebook, ka pranuar veprën që e ka kryer të cilën e cilësoi “kurth” nga kundërshtarët e tij, sipas të cilit është përgatitur në detaje pasi doli fitues nga zgjedhjet.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:  Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër