“Jeni dyfytyrësha nëse nuk e votoni tërheqjen e Trustit”, gazetari kritikon deputetët e VV-së

Gazetari, Lavdrim Hamidi ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë tërhequr 10 për qindëshin e Trustit në vitin 2020 duke i quajtur si dyftyrësha nëse nuk e votojnë tërheqjen e Trustit të enjte në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Hamidi ka përmendur edhe deputetët e opozitës qe nuk morën pjesë në seancën ku u votua për herë të parë Trusti duke i quajtur “Mashtrues kronik” nëse nuk shkojnë këtë të enjte.

Postimi i plotë:

VVotone Trustin

Ju deputetë të VV-së që i keni tërheqë 10% të mjeteve Trustit vitin 2020 me të vërtetë jeni dyftyrësha nëse të enjten nuk votoni që qytetarët t’i tërheqin një pjesë të kursimeve pensionale.

Edhe ju deputetë të opozitës që nuk shkuat në seancë kur u votua herën e parë Trusti, nëse nuk merrni pjesë sërish të enjten në votim, konfirmoheni si mashtrues kronik! 🤷‍♂️

Lexo edhe:  Ngacmohet seksualisht edhe një e mitur në Istog, arrestohet i dyshuari