“Jemi çudit krejt, s’ka pasur njeri ma të mirë” – flet dhëndri i pronarit të furrës që vrau 42-vjeçaren në Vushtrri

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur dje në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një grua 42 vjeçare u vra nga pronari i furrës, i cili më pas i mori jetën edhe vetes.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktimat kanë qenë punëdhënësi dhe punëtorja e tij, dhe se sipas familjarëve të gruas së vrarë, vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pse ia ka lënë punën.

Lidhur me këtë ka folur edhe dhëndri i dorasit, Arsim Morinës.

Ai shprehet i habitur me rastin, duke thënë se nuk ka pasur njeri më të mirë se ai.

“Jemi çudit krejt, nuk ka pasur njeri ma të mirë, nuk ka pasur kurr probleme me askënd, dy vajza mbrapa i ka lënë”, tha ai për Insajderin.

Lexo edhe:  Jep dorëheqje nga QKUK kirurgu i njohur, i bënte presion drejtoresha