Izraeli sulmohet sërish me raketa nga Irani

Ushtria izraelite ka vërejtur raketa të lëshuara nga Irani dhe u ka kërkuar qytetarëve izraelitë të drejtohen në strehimore mbrojtëse.

CNN raporton se stafi i tyre atje dëgjoi sirena sulmi ajror në Tel Aviv, si dhe shpërthime.

Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë të dielën.

Sulmi i fundit iranian ndodhi teksa Izraeli bëri të ditur se po fillonte një “seri sulmesh” në Iranin perëndimor, duke synuar raketat tokë-tokë

Lexo edhe:  “Kurdo që je vetë, kom me t’marrë” - Detaje nga sulmi seksual ndaj 12-vjeçares në Gjakovë