Iu vra djali Luan Haradinaj në ditën e lindjes, Nëna Rukë urohet sot nga familja

Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, familja Haradinaj është mbledhur.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar fjalë emocionuese për të si nënë dëshmorësh – duke treguar se ditëlindjen e feston një ditë më herët pasi nesër është përvjetori i rënies së Luan Haradinajt.

Ai ka postuar në Facebook edhe një fotograif familjare të shënimit të ditëlindjes së ‘Nënës Rukë’.

“Të paçim përjetë Nana Rukë! Sonte jemi mbledhur për ditëlindjen tënde, shumë prej të cilave i ke kaluar me kujtimin e mallin e pashuar për djemtë tu; Shkëlzenin, Luanin e Enverin, nipin Shqipdonin, Nanën Aze dhe gjyshen Zize, por që kurrë nuk u dorëzove e përherë e fortë qëndrove”.

“Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa.  E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë! Të paçim Nanë”, ka shkruar Haradinaj për nënën e tij.

 

Lexo edhe:  "Me njërin nga ta ka pasur probleme", flet vëllau i boksierit mitrovicas që u vra në Gjermani