Istogasit organizojnë luftë ‘kokë më kokë’ mes qenve – dalin pamjet
Ndonëse janë rralluar si dukuri, luftërat me qen po vazhdojnë të mbahen ende në Kosovë edhe kur tashmë dihet se kjo veprimtari është e ndaluar me ligj dhe me rregulloren për të drejtat e kafshëve.
Një dukuri e tillë u pa në Istog, ku pronarët kishin zgjedhur një vend të pershtatshëm që i detyronin qent të luftonin mes veti, madje deri në përgjakje.
Disa nga këta persona që po e shikoni këtë luftë me mjaft kurreshtje, shiheshin duke xhiruar gjithë ngjarjen edhe qeshnin me situatën që po ndodhte.
Shfrytëzimi i kafshëve për gara dhe luftra është i ndaluar me rregulloren dhe ligjet e Kosovës.
Shfrytëzimi i kafshëve për gara:
11.1. Organizimi i garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje mund të lejohet vetëm në rastet kur kjo është në pajtim me dispozitat ligjore, akteve nënligjore dhe nën kontrollin e SHVUK-së.