Ishte dënuar për tri vepra penale, ky është i riu që u arrestua në Fushë Kosovë

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Të njëjtin fat e pati edhe një person në Fushë Kosovë, I cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sinjali mëson se i riu, Ardit Shpati, është arrestuar mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Dardania’, pasi i njëjti ishte në kërkim policor.

Sipas burimeve, Shpati është dënuar me një vit burgim për veprat penale ‘Marrje e pasurisë së paluajtshme’, ‘Kanosje’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Pas arrestimit, 25-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Prishtinë, një person dërgohet me urgjencë në spital