Kjo është konkurentja që do të futet në Big Brother VIP Albania

“BBV” do të nisë në datën 13 janar të vitit që po vjen. Disa nga emrat që do të jenë pjesë e spektaklit janë Graciano Tagani, Olsi Bylyku, Edrik Beba, Bardhi, Alfio Rrotani, La Fazani.

Sipas “Kryefjala”, është mësuar se edhe aktorja e humorit Cubi Metkaj do të bëhet pjesë e show-t.

Cubi ka qenë aktore humori në “Klanifornia” dhe së fundmi është moderatore në Tv MCN. Cubi njihet për shakatë dhe karakterin e saj, publiku e ka pëlqyer shumë si aktore, tani na mbetet vetëm të presim se si do e gjykojë në spektakël.

Është përfolur shumë që edhe këngëtarja Egli Tako, ish-partnerja e Olsi Bylykut, do të bëhet pjesë e “BBV”, por nuk është konfirmuar asgjë nga këngëtarja.

Lexo edhe:  Tjetër krizë në marrëdhënien e Getinjos dhe Vivien?