Ish-polici: Nëse është nevoja, jam i gatshëm ta veshi prapë uniformën pa pagesë për veriun e Kosovës

Ish-polici mitrovicas Qerim Uka ka deklaruar se nëse vendi i tij ka nevojë, ai është i gatshëm që sërish ta veshë uniformën e Policisë së Kosovës për të shërbyer për veriun e Kosovës.

Ai ju bëri ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës që për shkak të gjendjes së krijuar në veriun e Mitrovicës, t’i mundësohet rikthimi në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës:

Presidentes Vjosa Osmani

Kryeministrit Albin Kurti

Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla

Drejtorit të PK. Fehmi Hoti

Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet  gjegjësisht në Policin e Kosovës nga zyrtarët sërb, kerkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policin e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite!

Me respekt Qerim uka

Lexo edhe:  Rreziku nga pickimi i rriqrave pas rritjes së temperaturave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët