Ish-deputetja Krasniqi bëhet gjyshe: Sot ndjehem më e lumtur se kurrë

Ish-deputetja e LVV-së dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka njoftuar se është bërë gjyshe.

“Një engjëll i ri erdhi nga qielli për të shtuar dashurinë dhe lumturinë tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Sot, unë ndjehem më e lumtur se kurrë, vajza ime Alisa është bërë nënë. Augustini nga sot do të jetë pjesë e kujtimeve dhe gëzimeve tona të bukura”, shtoi ajo, transmeton Paparaci.

“Augustin i dashur, ardhja jote në këtë botë është më shumë se gëzim. Për ne emocionet janë të papërshkrueshme, uroj që me ty do të lumturohemi pafund”.

Lexo edhe:  Beneti fitoi zgjedhjet prej meje”, Luizi ndihmoi kanidatin socialist