Ironizoi keq me Luizin, reperi Fajt del me sqarim: Mos folni shumë

Ditë më parë në një intervistë për “Mirage”, reperi Fajt kishte deklaruar se nuk e përcjell reality show “BBV Albania”.

Mirëpo, edhe atij i kishte renë në vesh fenomeni Luiz.

Ai në emisionin “Mirage” të lajmi.net kishte thënë se nuk e ka parë më herët dhe nuk e ka njohur por kur ka ardh në Prishtinë i ka dëgjuar të gjithë duke folur për Luizin dhe deklaroi se ka menduar që është me “dy krena”.

VIDEO: https://youtu.be/-nCbB-iNDEI

Duket se kjo deklaratë e tij është keqkuptuar dhe është marrë si ofendim. (Intervisten mund ta dëgjoni këtu).

Më një shkrim në “Instastory” reperi ka treguar se nuk e përcjell këtë reality show dhe ka thënë për Luizin që është sensacion dhe kjo e ka bërë të mendoj që është me dy krena.

“MOS FOLNI SHUM PA E DIT PER CFAR EDHE QYSH E KOM PAS FJALEN SE NUK JOM AJ QE E SHAJ DIKON E KA BO PYTJE PER LUIZIN EDHE KAM TREGU QE NUK I PERCJELLI EDHE NUK E DI CFAR ESHT TU NDODH PERKUNDRAZI KAM THON QE OSHT SENZACION I BIGBRATHER EDHE QAQ SHUM QE KA BO KAM MENDU QE OSHT ME DY KRENA. EDHE E KA PERKRAHJEN TIME PER AT CFAR KA BO EDHE ESHTE TU BO EDHE PSE PRAP THOM QE NUK I KAM PERCJELL PO VETEM PREJ SEKUENCAV NE TIKTOK QE KAM PA .I DESHIROJ FITORE FALEMNDERIT E MOS FOLNI PALIDHJE PA E PA INTERVISTEN”, shkroi ai

Lexo edhe:  Rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë “kokë më kokë” në nominim