Instituti i Gjeoshkencave: Brenda 12 orëve, Shqipëria u godit nga 6 tërmete

Shqipëria u lëkund të mërkurën brenda 12 orëve nga 6 tërmete, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave.

Sipas tij lëkundjet nisën nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Epiqendrat e lëkundjeve u regjistruan dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol

Goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.

Tërmeti i parë ra në orën 5:22 dhe i fundit në orën 19:30.

Nuk ka njoftime për dëme materiale veç panikut dhe frikës që përfshiu banorët e zonave të goditura./ rtsh

Lexo edhe:  Nga nesër nxënësit shkojnë në pushim për tri ditë