Arrestohet grupi i dyshuar për grabitjet në zyrat e KEDS-it dhe pompat e derivateve në fshatrat e Ferizajt dhe Shtime

Një grup i përbërë prej katër personash ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer një sërë grabitjesh nën kërcënimin e armës në fshatrat Sojevë, Rakaj, Mirosalë të Ferizajt dhe në Shtime.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ta dyshohet se në fillim të muajit janar kanë kryer grabitje të armatosura në pompat e derivateve ‘Veda Petrol’ në Sojevë, në ‘Ballkan Petrol’ në Rakaj, kanë grabitur një veturë në Mirosalë dhe në pompën e derivateve ‘Ibrahimi Petrol’.

Ky grup po ashtu dyshohet se kanë grabitur edhe zyrat e KEDS-it në Shtime.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar : vetura , armë zjarri (pistoleta), karikatorë me fishekë, jelek antiplumb, maska, thika dhe pesë telefona mobil.

Të dyshuarit janë janë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit  dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprat “Grabitje”, teksa po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin e pestë i cili ndodhet ende në arrati.

Lexo edhe:  Vushtrriasi Milot Rashica ia bën "sefte" me Besiktasin, feston me shqiponjë