Imami me plis në kokë shkon në veri ta fal namazin e Kirban Bajramit

Si në krejt xhamitë, ceremoninë e namazit të kësaj feste myslimane e ka paraprirë falja e Sabahut në këtë objekt fetar në fshatin shqiptar të Leposaviqit.

Për të falur Bajramin, në ketë falëtore që u përurua dy muaj më parë, veç banorëve të Cerajës, Bistricës e Koshtovës, kanë ardhur edhe banorë të tjerë nga fshatrat përreth.

Faljen e Namazit e bëri imami që kishte të vendosur edhe plisin në kokë e besimtarët shprehën urimet e tyre për këtë festë duke dëshiruar të mira e begati për krejt besimtarët.

Për fund u dhanë edhe dhurata për më të vegjlit të përgatitura nga donatorë.

Lexo edhe:  Qytetari nga Podujeva që vdiq gjatë haxhit do të varroset sot në varrezat e Mekës