Alarmante: Vazhdon ngordhja e qenve në Mitrovicë, qytetarët friksohen nga ndonjë helmim

Një qytetar ka raportuar në “ Jepi Zë” edhe për ngordhjen edhe të dy qenve në rrugën “Adem Voca”.

Ai ka shprehur shqetësimin se ka filluar ndonjë helmim i tyre, pasi qentë duket se nuk ka asnjë lëndin por ka mundur të vijë nga ndonjë helmim.

Në adresë të “Jepi zë” janë dërguar foto dhe video ku shihen qentë e ngordhur.

Edhe dje është raportuar për ngordhjen e tyre ndërsa ditë më parë shumë trupa të ngordhur janë gjetur lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Ende nuk dihet nëse këta qenë kanë ardhur nga pjesa veriore, por ky rast mund të paraqet rrezik edhe për qytetarët, pasi helmimi mund të shpërndahet tek mitrovicasit.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes laboranti i njohur nga Mitrovica-babai i drejtorit komunal