Idrizi shpall gjendje emergjente në Vushtrri: Lut qytetarët për kujdes në orët në vazhdim dhe përgatitje për evakuim në dy lagje

Qyteti dhe disa fshatra të Vushtrrisë janë përballur me një gjendje të rëndë të vërshimeve sot.

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Tërstena, uji ka vërshuar shumë rrugë, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, kryetari Idrizi ka njoftuar se ka shpallur gjendje emergjente, si dhe ka formuar shtabin për emergjencë.

Postimi i plotë:

Të Nderuar Qytetarë

Pas vershimeve të fundit që ndodhen në oret e mbremjës situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos pas daljes nga shtrati i lumit Tërstena.
Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që oret në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit.
Menjëher sonte kam marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe kam krijuar Shtabin Emergjent, me të cilët bashkarisht jemi në terren.
Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit “Podranqa” dhe “Terstena” të jenë të gatshëm për evakuim.

Numrat Kontaktues:
049-115-559
044-196-814
045-398-969
Drejtoria e Emergjencave.

Lexo edhe:  Vdiq tragjikisht në Fushë Kosovë, flasin prindër e argjentinases: Gjatë lidhjes me kosovarin u shfaq xhelozia