Aksidenti me tri viktima në Prizren, reagon vëllai i njërit shofer – publikon pamje të reja për të ‘shfajësuar’ Irfan Hotin

Mbrëmja e së shtunës ishte e kobshme për qytetin e Prizrenit dhe gjithë vendin. Tre të rinjtë, Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, humbën jetën pasi u goditën për vdekje nga veturat që po zhvillonin gara shpejtësie në autostradë. Lidhur me rastin janë arrestuar Arlind Syla [vëllai i Lordi Syla] dhe Irfan Hoti, raporton Gazeta Sinjali.

Vëllai i këtij të fundit ka reaguar së fundi, ku ka publikuar në rrjete sociale edhe pamje të reja nga momenti i aksidentit.

Qamil Hoti pohon se gara nuk është organizuar nga vëllai i tij, i cili sipas tij, po ngiste veturën e të ndjerit, Nue Bibaj.

Personalisht un i njoh te ndjeret dhe shprehi keqardhje se qfar ndodhi ate nat, dhe dua te bej nje sqarim te vogel per vellaun tim.

Gara nuk ishte organizu nga Irfani, gara ishte organizuar me post ne nje grup ne facebook nga pronari i makines “Golf 5”.

Nue Bibaj kishte kerkuar qe veturen e tij ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e te ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon qe ta ngiste makinen e tij”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Hoti ka mohuar raportimet se i dyshuari Irfan Hoti, i është afruar veturës tjetër dhe i ka penguar qarkullimin.

Un pash qe ne media dhe ne rrjete sociale po flitet qe Irfani i eshte afruar makines golf 5 duke i penguar qarkullimin ne rrug dhe per ate arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli ne vetur.

Por nuk eshte e vertete.

Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 te tjer.

Ne kemi siguruar Video-fakte qe nuk u publikuan ne media se Irfani nuk ju afrua makines tjeter, kemi edhe deshmitar qe ishin ne vendin e ngjarjes nder ta ishin edhe disa familjar te ndjerit Nue Bibaj. Ne ja kemi len qdo gje ne dore drejtesis dhe presim qe rastin ta zbulojn sa me shpejt. Edhe njeher ndjej keqardhje dhe ju shprehi ngushllime familjarve te viktimave dhe sherim sa me te shpejt te lenduarve dhe kerkoj nga njerzit tjer qe ti ndalin ofendimet te kan pak mirkuptim sepse te gjith ata ishin shok me njeri tjetrin dhe asgje nuk u be qellimisht askush sdo tkishte deshiruar qe kjo te ndodh”, shkroi më tej ai.

Lexo edhe:  Zhduket një 4 vjeçar në Obiliq, njësitet e Kërkim-Shpëtimit e gjejnë të vdekur