Parashikimi i motit nga sot deri diten e premte

Sot në Kosovë na pret mot më i këndshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Rrallë në disa vise pritet ndonjë rigë ose rrebesh shiu, kurse erërat jugperëndimore do të jenë të fuqishme. Temperaturat nga 4 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Të Enjten do të kemi edhe një sistem vranësirash të dendura dhe reshje lokale shiu e në viset malore do të ketë reshje të reja bore. Temperaturat do të shënojnë ulje përsëri, kurse mëngjesi i së premtes mund të rrezikojë me ngrica të dobëta vetëm në disa vise.

Nga e Premta do të kemi rritjen e presionit atmosferik dhe me këtë nënkuptojmë fuqizimin e masës ajrore stabile anticiklonike. Do të kemi përmirësim më substancial të motit, rritje të temperaturave dhe rrallëherë ndonjë rigë ose rrebesh shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe mund të kemi disa ditë të nxehta verore në fund të Prillit dhe në fillim të Majit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të energjisë