Identifikohet personi që u gjet pa shenja jete në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vernicë të komunës së Vushtrrisë, ku një person i moshuar është gjetur pa shenja jete te një lum. Identiteti i viktimës fillimisht nuk ishte i ditur, mirëpo pas veprimeve hetimore është arritur që ai të identifikohet.

Sinjali mëson se viktima është Jetulla Shala, 84-vjeçar.

Të ndjerin e kanë identifikuar familjarët, sipas të cilëve, viktima ka pasur probleme me harresën dhe i njëjti mbrëmë ishte larguar nga shtëpia e tij në rrugën ‘Hajr Haxhia’ në Mitrovicë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të moshuarit dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’

Lexo edhe:  “Kom me t’mbytë ty, kom me ta mbytë vëllain e familjen”/ Ferizajasi rrah dhe kërcënon me vdekje bashkëshorten e tij