I zhveshur dhe me shenja dhune, arrestohet një person që dyshohet se vrau Sami Morinën në Mitrovicë

Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është  raportuar se në rrugën e UÇK -së,  në Mitrovicën e Jugut,  një person është gjetur një person pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes  është identifikuar se peroni i pajetë është  viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Jepi zë” kishte publikuar pamje të momentit kur u gjet trupi i vdekur.

Lidhur me këtë ngjarje, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes polici i Kosovës, Nagip Tahiri