I riu nga Mitrovica merr rrugën e gurbetit, vëllai i tij nuk arrin ta bind që mos ta lëshojë Kosovën
Picameni i njohur nga Mitrovica, Behar Istrefi, sot ka vendosur të marrë rrugën e gurbetit.
Sikur shumë të rinj edhe Behari sot është nisur për në Evropë për një jetë më të mirë, shkruan Jepi zë.
Vëllai i tij, inxhinieri dhe biznesmemi, Burim Istrefi, përmes një postimi ka treguar që edhe familjari i tij ka vendosur të vazhdojë jetën në gurbet, përkundër përpjekeve të tij që ta bind të qëmdrojë në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Trendit të ikjes për në mergim ju bashkua edhe vëllau im, të cilin e kisha të vetmin dhe me të cilin qëndruma bashkë në ditët e mira e të veshtira. Me dhjetra herë ka shpreh interesim për ta marë këte rrugë por kam arrit që ta bindi se nuk është e duhura përkundër veshtersive që kishim. Sot kur e mori këtë rrugë ishim më të fortë se kurrë më parë,por kësaj here nuk arrita që ta bindi të qëndroj as vetë nuk e di pse.!
Unë i deshirova cdo të mirë në jetë me shpresen që një ditë ky vend do të jetë motivi për tu kthyer rinia pa të cilën nuk ka vlerë kjo tokë.!