I ri e me kallash në dorë, Specialja publikon foton e Thaçit që askush s’e kishte parë
Prokuroria e Hagës ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit të cilën më parë nuk e kishte parë askush.
Kjo fotografi, sipas Prokurorisë, pretendohet të jetë shkrepur afër një kampi ndalimi në Drenoc, shkruan lajmi.net.
“Pamja në ekran paraqet Shtabin e UÇK-së në Drenoc, ku janë mbajtur disa të ndaluar. Midis majit dhe korrikut të vitit 1998, së paku 38 persona u mbajtën të ndaluar pa proces ligjor të rregullt në Drenoc. Disa herë midis fundit të prillit dhe fillimit të gushtit të vitit 1998, Hashim Thaçi e vizitoi Drenocin. Në ekran duket Hashim Thaçi i armatosur dhe me uniformë gjatë një vizite në Malin e Zatriqit që është afër Drenocit”, ka thënë prokurori.