Shkresa e dhimbshme e pronarit të villës që u rrënua, po e shëronte fëmijën që po i vuante nga epilepsia

Komuna e Podujevës sot ka nisur aksionin e rrënimit të objekteve pa leje në zonën turistike të Batllavës. Një numër i madh restorantesh e villash të biznesmenëve nuk janë rrënuar.

Çuditërisht aksioni ka nisur te villa e një personi që nuk ka të bëjë me fushën e biznesit. Te Menduh Lluka. Ai me ditë të tëra i lutej autoriteteve komunale të Podujevës që ta shtynin rrënimin.

Iu kishte treguar se e kishte ndërtuar villën për shkak të djalit të tij, të diagnostifikuar me epilepsi akute.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamjet nga momenti kur djali i familjes Lluka shihet teksa largohet nga villa.

Menduh Lluka kishte dërguar shkresa në drejtim të Komunës së Podujevës duke iu lutur që ta shtynin rrënimin derisa t’i bartnin materialet lëvizëse që gjendeshin në shtëpinë e ndërtuar në Batllavë.

Mes tjerash në kërkesën e familjes Lluka, thuhet “Për njoftim tuaj, familja Lluka, gjegjësisht biri im N.N (emër i njohur për redaksinë), i cili vuan nga epilepsia akute, ku ne si familje me rekomandim të profesionistëve mjekësor kemi qenë të detyruar të bëjmë shtëpizë/ambient të përshtatshëm për sëmundjen dhe vuajtjet me të cilat është duke u përballur N.N dhe ne si familje”, përcjell Insajderi.

Ndërkohë sot ka filluar rrënimi i pesë vilave që janë ndërtuar pa leje përreth Liqenit të Batllavës.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet eskavatori duke rrënuar një vilë super luksoze.

Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës.

Një aksion i tillë ishte planifikuar për të hënën por Policia e kishte shtyrë shkaku i situatës në veri.

Lexo edhe:  E theri një person me thikë pas përplasjes në komunikacion, dorëzohet në polici i dyshuari - mësohet emri dhe mosha