I moshuari nga Bardhoshi mërzitet për ikjen e të rinjve: Këtu 200 euro rrogë, më s’kthehen
Pjesa më e madhe e fshatit Bardhosh deri në fund të viteve të 90-ta kishte qenë e pa banuar. Ndërsa, sot për veç se është populluar mjaftë, ka edhe zhvillime të shumta.
Banori i këtij fshati, Zymeri Hyseni thotë se në fshat atëherë ka qenë kohë e vështirë sepse është dashur të punohet çdo gjë me dorë.
Përveç vështirësive të fshatit ai tha se asnjëherë nuk ka përjetuar skamje për të mos pasur për të ngrënë bukë.
Zymeri kujton kohën kur ishte fëmijë dhe ishin mbledhur nëpër oda për të lozur. Atë kohë kur edhe lojërat kishin më shumë lezet, kur nga një lojë e thjeshtë kënaqeshin pamasë. Kështu Zymeri na tregon që luanin filgjana, kapuqaz e të tjera.
Kurse, tani thotë se fëmijët tre vjet nuk kënaqën më sepse të gjithë janë duke qëndruar nëpër telefona.
Ai nuk është fare dakord për martesat e sotshme. Zymeri thotë se më mirë ka qenë kur nuk janë parë deri në ditën e martesës.
Sipas tij, marrëdhëniet bashkëshortore ishin ndryshe. Thotë se atë kohë ka pasur shumë më shumë respekt në mes qiftit, kurse për tani ai shtoi se me shumë lehtësi po ndahen dhe nuk kanë asnjë tolerim.
Frika se një ditë në Kosovë do të mbesin vetëm të moshuarit është e madhe. Dita- ditës të rinjtë po marrin rrugën drejt kurbetit. Këtë veprim Zymeri e arsyeton duke thënë se tash çdo kush po kërkon jetesë më të mirë.
Faj nuk i vë por ata që janë duke ikur tani sipas 86 vjeçarit nuk do të kthehen asnjëherë në Kosovë, por vetëm si turistë.