I kishte lënë çelësat në të, hajnat ia vjedhin prizrenasit veturën në oborr të shtëpisë

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve.

Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në fshatin Zhur të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë.

Sinjali mëson se 38-vjeçari ka raportuar se veturën e kishte të parkuar në oborrin e tij dhe brenda saj kishte lënë çelësat e veturës dhe të gjithë dokumentacionin.

Përpos kësaj, hajnat dyshohet se i kanë dëmtuar edhe gomat e dy veturave tjera që ndodheshin në oborr.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bomardimeve të NATO-s mbi ushtrinë serbe