I jepte falas kur nuk kishte para, Mozzik falenderon publikisht shitësin nga Ferizaj

Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është një nga reperët më të suksesshëm sot në industrinë tonë muzikore dhe jo vetëm. Ndonëse tani falë punës së tij ai gëzon një ekonimi të mirë, disa vite më parë ka qenë krejt e kundërta.

Shpesh Mozzi ka treguar vështirësitë që ka kaluar shkak i gjendjes jo të mirë ekonomike të familjes para se të bëhej i famshëm. Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur edhe njerëz që ia kanë shtrirë dorën, siç është shitësi i cigareve në lagjen e tij në Ferizaj. Këtë të fundit e ka prezantuar vetë Mozzik me publikun, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku thotë se nu kia harron kurrë “nderin” që i ka bërë.

“Si pjesë e edukatës që kemi fituar nga familja e jeta , kam princip primar që mos të harroj edhe njerëzit që ndoshta vetëm një herë në jetë më kanë bërë mirë. Suad ( Kobra ) është shitës i cigarëve në Ferizaj që për shumë vite më ka dhënë cigare falas e gjithmonë me fjalën “Hajt bre kur t’i jep Zoti” mi kthen. E për të tillë njerëz unë e ndaloj makinën dhe i përshëndes,”-shkruan reperi.

Lexo edhe:  Transformim i madh në pamje nga Edona, publikohen fotografi të saj në shkollë fillore