I jepet lamtumira e fundit 35-vjeçares që u vetëvra mbrëmë në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i lartë i ndërtesës ku banonte. Ky rast ka tronditur familjen Gërbeshi, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Albanës.
Ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e 35-vjeçares, e cila la pas vetes burrin dhe tre fëmijët.
Varrimi i të ndjerës është bërë sot, në varrezat e “Dragodanit” në Prishtinë.
“Sot më 23.10.2021 ndërroi jetë më e dashura jonë, duke na lënë përjetë me zemër të thyer”, thuhet në njoftimin e familjes.