Pas nxehtësisë, të shtunën pasdite moti ndryshon moti

Ka mbetur edhe pak kohë deri në ndryshimin drastik të kushteve të motit. Cikloni i cili pritet të formohet në veri të Italisë do të shkaktojë përkeqësim të motit, stuhi lokale e ulje të temperaturave. E Premtja do të jetë e nxehtë dhe po ashtu edhe e shtuna paradite mund të jetë mjaft e nxehtë lokalisht.

Fillimisht në Shqipëri bregdet, pastaj edhe në zona tjera do të ketë zhvillime të fuqishme konvektive që mund të vijnë edhe në formë të një sistemi masiv frontal. Ky sistem frontal pasditen ose mbrëmjen e së shtunës do të përfshijë edhe Kosovë dhe Maqedoninë Veriore duke sjellur rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Pas shirave intensiv pason ulja e temperaturave, ndërkohë që pastaj priten alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Reshjet pas frontit masiv do të vazhdojnë të jenë prezente (vetëm lokalisht) në formë të rrebesheve lokale të herëpashershme.

E diela në bregdet sjellë mot më të freskët, por edhe intervale kohore me diell e nganjëherë ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ngjashëm do të jetë në viset tjera.

Lexo edhe:  IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë kufitar, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti