I dyshuari për plagosjen në Dardani i pakapshëm për Policinë, vjen reagimi i parë i të plagosurit

Të premten e 29 shtator u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania të Prishtinës. I dyshuari Flamur Berisha plagosi Dëfrim Kuqin në lokalin ‘Pasarel’, duke i shkaktuar kështu plagë të rënda. Edhe pse kanë kaluar gati tri javë, i dyshuari ende nuk është arrestuar nga organet e drejtësisë.

Ndonëse hetimet kanë filluar qysh atë ditë për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit, deri më sot, as Policia e as Prokuroria nuk kanë dalë me një njoftim për arrestimin e tij apo veprimet që janë ndërmarrë në këtë drejtim.

Flamur Berisha, i njohur me nofkën “Muli” është emër i njohur për organet e rendit. Ai ka të kaluar kriminale, të pasur me plot vepra penale.

Por pas gjithë këtyre ditëve, i plagosuri Defrim Kuqi është lajmëruar te miqtë dhe familjarët e tij përmes një reagimi, të cilin e ka siguruar Sinjali.

Kuqi ka thënë se ky rast e ka tronditur atë dhe familjen e tij, teksa ka shkruar se “do të ngrihem, duke mos u dorëzuar kurrë”.

Lexo edhe:  Arrestohet një mjek në QKUK, dyshohet për marrje ryshfeti