I dyshuari për keqpërdorimin seksual të 7-vjeçares në Podujevë nuk e ka sefte, ai u denoncua edhe nga dy 11-vjeçare

02 Press raportoi pak më parë për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur para gjashtë ditësh në fshatin Sfeçël të Podujevës, ku një vajzë 7-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 30-vjeçar. I dyshuari ka abuzuar me fëmijën duke e prekur e ledhatuar me zor.

Ai përfundoi në prangat e Policisë pas raportimit të prindit të të miturës në Polici. Por ky nuk është rasti i vetëm i kësaj natyre, për të cilin po dyshohet 30-vjeçari F.K.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në bazë të hetimeve preliminare të kryera pas arrestimit të të dyshuarit, ka rezultuar se i njëjti dyshohet se ka tentuar t’i ngacmojë seksualisht edhe dy të mitura, në të njëjtin fshat. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy 11-vjeçare, të cilat janë viktima të 30-vjeçarit.

Lidhur me rastin, të miturat janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas mbledhjes së të dhënave edhe për këto raste, pista e hetimeve ndaj të dyshuarit janë zgjeruar dhe pritet që gjatë procesit të vërtetohet dyshimet e ngritura deri më tani dhe nëse ka edhe raste të tjera.

Bien në pranga të Policisë 30-vjeçari nga Podujeva, abuzoi seksualisht me një 7-vjeçare

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Fadil Nura humb betejën me sorra, ato kthehen sërish mbi Skënderaj