Hyn për ta pastruar, dy burra bien në bunar

Dy burra kanë rënë në një bunar derisa po e pastronin atë.

Burrat janë nxjerë nga bunari me shenja jete dhe po transportohen për në spital, njoftojnë mediat shqiptare.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd (Mallakastër), duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  Lajçak: Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës