Humolli: Kurti më futi në konflikt me shumë bashkëluftëtarë
Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se VV ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme të panevojshme.
Humolli në T7 tha se çështjet, sikur ajo e veteranëve dhe punëtorëve të arsimit, kanë mundur të zgjidhen shumë lehtë dhe pa arrogancë pasi që këto grupe kanë qenë për ardhjen në pushtet te VV-së me shpresën për gjetje të zgjidhjeve të problemeve të tyre.
“Kërkesa e dytë ka qenë që të mos krijohen acarime në shoqërinë tonë. Të mos ketë konflikte. Kam thënë se arroganca dhe vendosmëria nuk kanë të përbashkët asgjë. Mund të jesh i vendosur, por jo arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë me mekanizmat që ndërtojnë shoqërinë tonë. E kemi çështjen e veteranëve. Na ka futur në konflikt. Për shembull mua, më ka futur në konflikt me shumë persona bashkë me të cilët kam luftuar. Konflikti me veteranët ka qenë i panevojshëm. Me punëtorët e arsimit ka qenë i panevojshëm. Edhe me punëtorët e sektorëve të ndryshme. Këto grupe kanë pritur nga VV-ja”, përfundoi ai.