Humbi këmbën në Kosovë, ushtari britanik vendos këmbën artificiale për të vazhduar shërbimin ushtarak

Colin Hamilton është një nga shumë emrat që dha kontribut pas çlirimit në Kosovë.

Colin Hamilton u regjistrua në batalionin Royal Highland Fusiliers në gusht të vitit 1993. Gjatë asaj kohe, ai shërbeu në Irlandën Veriore dhe Bosnjë përpara se të transferohej në Black Watch në 2001. Më pas ai u dërgua në Kosovë në kuadër të Black Watch.

Hamilton është një ushtar britanik i cili humbi këmbën, gjatë kohës sa po shërbente në Kosovë në nëntor të vitit 2001, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç djegieve të konsiderueshme, ai humbi këmbën e djathtë deri mbi gju.

Ani pse iu desh që të vendoste një këmbë artificiale, Hamilton s’u dorëzua nga vazhdimi i misionit ushtarak. Kështu, ai është bërë i pari ushtar britanik me këmbë të amputuar dhe vazhdon të shërbejë në ushtri.

Rikthimin e tij në ushtri ai e sheh si mënyrën më të mirë të rehabilitimit.

Pas një operacioni, ai më pas kaloi në Qendrën e Rehabilitimit të Shërbimeve Mjekësore të Mbrojtjes në Headley Court në Surrey.

Ai u pajis gjithashtu me këmbën e tij të parë artificiale. Hamilton mësoi të ecte, por për fat të keq u la në një batalion tjetër kur shokët e tij u vendosën për herë të parë në Irak në pranverën e vitit 2003.

“Më është dashur të qëndroj prapa kur regjimenti ishte në Irak në luftë dhe e urreja çdo minutë të saj kohe. Por unë kam dëshmuar se mund ta bëj punën time po aq mirë si çdokush tani. Të jem përsëri me shokët e mi është forma më e mirë e rehabilitimit që mund të merrja“, ka thënë Hamilton.

Lexo edhe:  Ndërprerjet e rrymës deri 10 orë në këto vende

Përveç se e bindi ushtrinë që ta rikthejë në shërbim aktiv, Hamilton u gradua gjithashtu edhe si Tetar, një arritje e veçantë për një dikë që ka një lëndim të tillë.