Humb jetën spanjolli në Divjakë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, teksa një shtetas spanjoll ka humbur jetën pasi është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një 47-vjeçar.

“Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

ipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast”- thuhet në njoftim.

 

Lexo edhe:  Djali i Ukshin Hotit bëhet baba