Hoxha Tim Shkupi: “Fjala islam asnjëherë nuk përmendet në Kuran” – “Kurrkund Zoti nuk thotë se agjërimi është obligim”

Në intervistën e radhës në “Paradoks me Vehbi Kajtazin” i ftuar ka qenë hoxha nga Shkupi, Tim Shkupi. Ai në këtë emision ka deklaruar se fjala Islam nuk përmendet në Kuran dhe ka thënë se namazi nuk është obligim për myslimanët.

Hoxha nga Shkupi ka thënë se fjala Islam rrjedh prej fjalës SLM.

“Është mirë për shikuesit e tu dhe gjithë shqiptarët që e ndjekin këtë emision. Fjala Islam nuk përmendet kurrëkund në Kuran. Fjala Islam vjen prej rrënjës së fjalës SLM, tre germa, kjo fjalë e rrënjës në Kuran përmendet 160 herë, prej asaj 160 herë në trajta e forma të ndryshme, tetë herë na thonë se vjen Islam, katër herë është në trajtën e shquar dhe katër herë në trajtën e pashquar, në katër herë në trajtën e shquar, nuk bëhet fjalë por fe islame, qysh e përcepton ti si laik dhe shumë të indoktrinuar që shkojnë në xhami e nuk e dijnë çka bëjnë, nga katër herë vjen në trajtën e pashquar dy herë vjen me parafjalë dhe dy herë me përemër vetor”, tha hoxha Shkupi.

Lexo edhe:  Plas sherri në Prizren: Pronarët e ‘Bledi Reisen’ sulmojnë fizikisht ata të kompanisë ‘Shehu 200’, sebep bartja e nxënësve