Hoxha: Lexoj Kuran deri në 12 orë që të lodhet xhindi dhe të ikë

Hoxhë Skënder Umeri, nga Kosova është bërë viral në rrjetet sociale pasi ka deklaruar se ka fuqi që të shërojë disa njerëz që vuajnë nga xhindet apo që kanë probleme të ndryshme psikologjike/psiqike.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, hoxha tha se lexon kuranin  deri në 12 orë që të lodhet xhindi dhe të largohet nga trupi i njeriut.

“Duhet t’i lexohet Kurani atij personi që e kanë pushtuar  xhindet. Magjistari që ka bërë magji, varet sa  e fortë është, duhet të kemi shumë mbrojtje se mund të na sulmojnë  edhe ne kur i dëbojmë. Jam i zgjedhur për këtë gjë se kam pasur probleme familjare, njerëz të prekur nga magjitë, 25 vite kemi vuajtur, e kemi pasur nëpër mjekë dhe nuk ka  gjetur shërim. Duhet të lexohet kurani aq shumë sa të lodhet xhindi që ndodhet në trupin e personit dhe të dalë vetë nga trupi i njeriut, ka pasur raste që e kemi lexuar 6-12 orë kuranin dhe xhindi u largua pas 3 javësh”, tha Hoxha.

Lexo edhe:  Asnjë rast nën 18 vjeç, Shqipëria po “eliminon” fenomenin e martesave të hershme