Historike: Jepet viza e fundit turistike nga Gjermania

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë para liberalizimit të vizave të qytetarëve nga Kosova.

Nga ana e tij, Rohde tha se e ka mbajtur premtimin që e ka dhënë rreth liberalizimit të vizave të kosovarëve.

Personi që e pranoi këtë vizë ishte Bujar Rrustemi nga Vushtrria i cili tha se ndihet i lumtur për këtë rast dhe se do të shkojë në Gjermani për vizitë te familjarët.

Ai njëherit falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.

Lexo edhe:  Kërcet dajaku mes grave të një familjeje në Prishtinë, e bëjnë për spital njëra-tjetrën