‘Godet’ Blero: Me shku Alba në finale është sikur me thënë Skënderbeu ka përdorur llaptop

Pas më shumë se 50 ditësh qëndrimi në shtëpinë e BBVK, Blero mori vendimin ta lë lojën për çmimin e madh duke thënë se prioritet ka shëndetin.

Një ditë më pas ai udhëtoi jashtë vendit për të takuar të dashurën e tij.

Së fundmi ai ka folur edhe me ish-konkurrentët, Vesa Vllasaliun dhe Meti Alshiqin në një video live në Tik-Tok, ku kanë komentuar banorët dhe lojën e tyre.

Blero tha se Albën nuk e sheh në finale, ndërsa Ganiu do të eliminohet për 10 ditë.

“Me shku Alba në finale është sikur me thënë, Skënderbeu ka përdorur llaptop”, u shpreh ai.

“Unë mendoj që në finale është Blerando, Edona. Të tjerët nuk i shoh asnjë. Ganiu do të dalë maksimum për dhjetë ditë. Finalja do të dominohet prej Blerandos. Potencialisht Blerando Edona, të tjerët i shoh ofendues”, tha ai.

Lexo edhe:  A është zëri i Eglës? Ulërima dhe të bërtitura, situata jashtë kontrollit në Big Brother