Hipi në kulmin e shtëpisë dhe vuri litarin në qaf, familja nga Peja shpeton nga më e keqja, anëtarin e saj!

Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues.

Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të vetëvriten qoftë përmes konsumimit të medikamenteve, preparateve kimike, apo edhe varjes në litar.

Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në një shtëpi në rrugën “Ilaz Pashë Dibra” të Pejës, ku një familje arriti ta shpëtojë të birin 40-vjeçar, teksa tentonte t’i jap fund jetës, duke u varur në litar.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pasditen e sotme, kur familja e kuptoi se diçka nuk është në rregull dhe kërkuan viktimën.

Ata u shokuan kur e gjetën djalin/vëllanë në kulmin e shtëpisë i varur në litar dhe fatmirësisht arritën ta ndalonin para se rasti të përfundonte tragjikisht. Viktima u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku edhe po vazhdon trajtimin, thonë burimet nga Emergjenca.

Motivet ende nuk dihen, ndërkohë që për rastin është vënë në dijeni edhe Policia.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria rajonale në Pejë dhe kanë njoftuar se është iniciuar hetim si “Tentim vetëvrasje”.

Lexo edhe:  Vendosen kamera në “Lagjen e Boshnjakëve”