Hekuran Murati bën një investim të “madh”, blen laptopë 23 mijë euro

Ministria e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati ka vendosur që t’i shpenzojë afro 23 mijë euro për pajisje të teknologjisë informative. Në fakt, me këto para do të blihen disa laptopë të rinj.

Në Ministrinë e Financave tash e tutje do të zënë vend edhe disa laptopë të rinj, që janë blerë këto ditë.

Ky institucion që drejtohet nga Hekuran Murati dhe menaxhon paratë e buxhetit të shtetit, ka shpenzuar afro 23 mijë euro për teknologji.

Në tenderin e shpallur është treguar se me këto para do të blihen disa lloje të laptopëve, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me Llaptop, Model I dhe II-mini tender. Vlera e përgjithshme e kontratës 22 675,00. Data e dhënies së kontratës 26.09.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 28.09.2022. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata InterAdria L.L.C”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Sipas dosjes së tenderit, me 23 mijë eurot do të blihen 30 llaptopë, 25 të një modeli dhe 5 të një modeli tjetër.

“BrandName Llaptop ekuevalente me Modelin-II me minimum RAM 32 GB -sipas Specifikimeve Teknike ne DT Aneksi 1.copë 5. Brand Name Llaptop ekuevalente me Modelin-I sipas Specifikimeve Teknike ne DT Aneksi 1. Copë 25”, thuhet në tender.

Ministria ka treguar se laptopët duhet të jenë të tipit14’ dhe Slim. Gjithashtu është thënë që tastiera duhet të ketë edhe nureic pad. /Demokracia.com/

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim