Rrihen dy motra me njëra-tjetrën në Prishtinë, përfundojnë në polici

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga motra e vet.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Vogëlushja Riga Mani niset për shërim në Turqi pasi dje në afat rekord i mblodhën paratë për shërimin e saj