Heidi e Romeo edhe pse të ‘ndarë’ nuk i ndalin debatet mes tyre në BBV

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi i dhanë fund lidhjes së tyre në shtëpinë e Big Brother Vip, por duket se debatet mes tyre vazhdojnë.

Një vendim i Heidit, që nxori në nominim Vesa Smolicën e cila u eliminua nga Big Brother Vip, ka shkaktuar zemërim tek Romeo Veshaj, i cili i kërkoi llogari ish-partneres.

Por kjo e fundit është shprehur se kjo ishte një zgjedhje e saj duke iu drejtuar Romeos “gjithmonë më ke hedhur poshtë”. Ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke i thënë “të kanë shpërlarë”.

Pjesë nga debati i tyre:

Romeo: Kur të kam hedhur poshtë?

Heidi: Gjithmonë, jam mësuar. Por jam budallaqe që ta kam toleruar deri tani

Romeo: Nuk është qejf! Ty të kanë shpëlarë këtu.

Romeo: Për çfarë duhet të të flas unë ty, nuk me jep asnjë argument, përveç ‘kështu e ndjeva’

Heidi: Ti do që të gërricesh…

Lexo edhe:  Big Mama thotë se paguhet 20 mijë euro për një dasmë