Hedhen bomba molotovi në një lokal në veri, zjarrfikësit intervenojnë ta shuajnë zjarrin
Një diskotekë në qendër të Zubin Potokut është përfshirë nga zjarri mbrëmë vonë.
Dëme të shumta materiale janë shkaktuar, por nuk ka të lënduar, kanë konfirmuar për KoSSev nga zjarrfikësit në këtë komunë.
Zjarri ka rënë në këtë objekt rreth orës 1 pas mesnate dhe zjarrfikësit kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Shuarja zgjati më shumë se dy orë, kur më në fund zjarri u lokalizua.
Siç ka bërë të ditur për KoSSev, komandanti i Zjarrfikësve në Zubin Potok, Sasha Bozhoviq, nga ky incident nuk ka të lënduar, përcjell Jepi zë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha”, tha ai.
Sipas informacioneve, por ende jozyrtare, mbrëmë në këtë objekt dyshohet se janë hedhur bomba me molotov.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës e rajonit të veriut nuk ka informacione për zjarrin, ka shkruar kossev.
(