Haxhiu: Trusti të votohet në Kuvend, deputetët të reflektojnë në këtë kohë krize

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, beson se projektligji për tërheqjen e trustit do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Pas kalimit këtij projektligji në Komisionin Parlament për Buxhet, ai ka thënë se reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm.

“Ne mbledhjen e sotme te Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi Nisma Legjislative për Trustin. Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën Pro. Reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm në këtë kohë krize dhe inflacioni”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në “Facebook”.

Lexo edhe:  Lajm i keq për qytetarët: Rriten çmimet e naftës